
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Polonisë një nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese të Euro 2024. “Air Albania” do të jetë i mbushur full, me tifozzët që do të mbushin kështu shkallët e stadiumit për të mbështetur djemtë kuqezi.
Nedim Bajrami është një nga protagonistët e kombëtares në ndeshjet e fundit dhe për ta parë nga afër kanë ardhur nga Tetova edhe familjarët e tyre. 2 kushërinjtë e Bajramit folën për “Supersport” duke treguar edhe emocionet dhe parashikimet e tyre për këtë duel.
Kushërinjtë e Nedim Bajramit: Kemi ardhur nga Tetova për të mbështeur Nedimin. Për tëmbështetur kombëtaren shqiptare. Jemi shumë të lumtur që ka arritur të shënojë gola vendimtarë në ndeshjet e fundit. Na vjen shumë mirë dhe na bëri krenarë që ndaj Çekisë shënoi një gol që i dhuroi barazimin kombëtares. Edhe tifogrupi “Ballist” po përgatiten për këtë sfidë.
Festa e golit dhe çfarë i thatë Nedimit? Ishin shumë të emocionuar dhe shpresojmë që ai të shënojë përsëri një gol po kaq të rëndësishëm. Nedimi ëhstë në një formë të shkëlqyer dhe mendoj se sonte do të japin të gjithë lojtarët maksimumin dhe të shkojmë në Euro 2024.
Parashikimi? 2-0 për shqipërinë, na mjafton vetëm një gol për të fituar ndeshjen. Shpresojmë të na bëjnë krenarë kudo që jemi dhe për ne e rëndësishme është të marrim 3 pikët” kanë theksuar 2 kushërinjtë e mesfushorit të kombëtares.