
Kristjan Asllani këtë sezon po merr më shumë minuta me fanelën e Interit. Mesfushori shqiptar bëri paraqitje fantastike me kombëtaren shqiptare në kualifikueset e Euro 2024 dhe kjo duket se ka bindur zikaltërit për aftësitë e tij.
Në sfidën e fundit në kampionat ndaj Monzës, Asllani hyri në fushën e lojës në minutën e 62-të, teksa zëvendësoi Hakan Calhanoglun. Pikërisht ky i fundit për duelin e radhës në Serie A do të jetë i pezulluar, me Interin që do të sfidojë Fiorentinën në transfertë.
Për këtë takim Simone Inzaghi pritet t’i besojë një fanelë titullari 21-vjeçarit shqiptar. Elbasanasi tashmë do të ketë sërish mundësinë t’i vërtetojë timonierit të zikaltërve se është gati për t’i besuar në pjesën e dytë të sezonit një vend në formacionin titullar. Kujtojmë se dueli me Fiorentinën do të luhet me 28 janar.