
Polonia do të presë ditën e nesërme komëbtaren shqiptare për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e vlefshme për kualifkueset e EURO 2024. Takim që do të startojë në orën 20:45.
Për këtë sfidë ka folur trajneri i polakëve, Fernando Santos, i cili vlerësoi Shqipërisë, pasi sipas tij shumë lojtarë shqiptar luajnë për skuadra të mëdha, por gjithsesi do të marrin ata 3 pikët.
“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.
Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu”, u shpreh Santos.