Të martën në orën 21:00 Benfica do të presë në shtëpi skuadrën e Interit për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e parë çerekfinale në Champions League. Pikërisht ditën e sotme është UEFA ka bërë publike edhe skuadrën e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësi në këtë sfidë.
Anglezi Michael Oliver do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje dhe do të ndihmohet nga dy anglezët e tjerë, Stuart Burt dhe Simon Bennet. Gjyqtar i katërt do të jetë John Brooks, përsëri nga Anglia. Në VAR do të jetë holandezi Pol van Boekel dhe asistent Stuart Attwel nga Anglia.
Poll