Premier League dhe Kupa e Mbretit janë kompeticionet kryesore ku do të luhet futboll ditën e sotme. Në Angli, supersfida e ditës i takon Arsenalit kryesues dhe Newcastle në vendin e tretë. Dy ekipet po kalojnë një formë fantastike duke qenë surprizat e këtij sezoni.
Everton dhe Leciester do të sfidojnë në shtëpi Brighton dhe Fulham. Të treja ndeshjet do të luhen në orën 20:45 ndërsa 15 minuta më vonë do të nisë edhe sfida mes Manchester United dhe Bournemouth. Djajtë duan tre pikët për të konsoliduar pozitën e tyre në vendin e katërt që të dërgon në grupet e Champions League.
Në Spanjë, Real Madrid nis aventurën në Kupën e Mbretit. Madrilenët do të udhëtojnë në stadiumin e klubit të vogël, Cacereno ku nuk do të llogaritet asgjë tjetër vec fitores, edhe pse do të luajë me rezervat. Mbretërorët, çuditërisht, kanë që nga viti 2014 që nuk ngrenë një trofe të Kupës së Mbretit.