
Klubi i Prishtinës ka marrë donacion prej 100 mijë € në formën e mjeteve dhe veshjeve sportive për të gjitha nivelet e moshave të "Plisave". Lajmin e konfirmon gazeta "Zëri", ku vetë drejtori i klubit Arbnon Morina, i cili shprehu mirënjohje ndaj kompanisë "Eurokoha" për këtë bujari.
"Prishtina sot u begatua më një shumë të konsiderueshme të pajisjeve sportive të prodhuesit të njohur gjerman 'Jako', vlera e të cilit donacion të dhuruar nga 'Eurokoha' është mbi 100 mijë €",deklaroi Morina.
Kjo "dhuratë" vjen në momentin të Prishtinës, e cila e përfundoi pjesën e parë të sezonit si "kampione dimri" duke qëndruar në vendin e parë pas 17 javësh me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli i vendit të dytë.