
Në prag të miqësores me Bullgarinë, zëvëndës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, ka shpjeguar vendimet taktike të trajnerit Sylvinho për formacionin zyrtar.
"Ideja ishte të ndryshonim disa lojtarë për këtë ndeshje miqësore. Nduam të ruajmë bërthamën dhe mentalitetin që ka kjo skuadër. Në pjesë ne dytë do të japim mundësi për të gjithë futbollistët. Pozicioni i Uzunit? Kemi lojtarë në sulm që adaptohen në 2-3 pozicione. Uzuni sot luan para, por mund të bëj edhe krahët. Muçi gjithashtu mund të luaj në brendësi edhe pse luan majtas.
Si do të luajmë kundër Bullgarisë? Jemi një ekip që kur mbrohemi jemi kompakt. Kemi lojtarë të shpejtë në tranzicion. Nuk duam ta humbim këtë pasi është karakteristika e lojtarëve tanë. Po punojmë për të gjetur momentin kur duhet të mbajmë topin e jo vetëm të vrapojmë.
Konkurrenca në sulm, Marvin Çuni? Ndoshta në pjesën e dytë si sulmues, por edhe në krah pasi ai mund ta bëjë këtë sepse e kemi parë në 2-3 vitet e fundit ku ka luajtur këtu. Ka potencial të madh, është mirë ta kemi këtu."