Ndihmës-trajneri i Sylvinhos, Pablo Zabaleta, foli për mikrofonin e SuperSport përpara sfidës së Kombëtares shqiptare përballë Moldavisë. Argjentinasi u pyet për zgjedhjet në formacion dhe u shpreh kështu:
“Ndeshje ndryshe, Moldavia do të jetë më defensive. Duhet të jemi të duruar pasi ka 90 minuta lojë. Duam një lojë të mirë, kemi lojtar mes linajve si Bajrami, Asani, Uzuni dhe me këto lojtarë shpresojmë të shënojmë gola. Berisha apo Strakosha? Ishte një nga vendimet më të vështira pasi situata e tyre nuk është e mirë pasi nuk kanë luajtur. Një garë e shëndetshme mes tyre.
Bajrami apo Muçi? Kur them konkurim, unë e kam fjalën për konkurim të shëndetshëm. Kemi shumë lojtarë të mirë që na vënë në vështirësi. Bajrami ka luajtur më parë me Kombëtaren dhe e njohim ndërsa Muçi sapo ka ardhur. Ne jemi të kënaqur me të por zgjodhëm Bajramin për këto arsye”, tha Zabaleta