Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Duam çerekfinalen”, Xavi para duelit me Napolin: Janë ekip kampion, kanë lojtarë të “frikshëm” në sulm

Shkruar nga NEWSPORT
“Duam çerekfinalen”, Xavi para duelit me Napolin: Janë

Barcelona do të sfidojë mbrëmjen e sotme në “Diego Armando Maradona” skuadrën e Napolit, sfidë kjo e vlefshme për Champions League. Të dyja ekipet momentalisht nuk po kalojnë një moment të mirë në këtë sezon dhe në duelin mes tyre kërkon ëvetëm fitoren për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion.

Një duel që premton spektakël, teksa Xavi Hernandez ka folur për këtë duel, teksa ka theksuar se do të kenë përballë një skuadër kampione. Ndër të tjera ka theksuar se ka lojtarë të mëdhenj në sulm dhe që kanë kualitet.

“Për ne, rikthimi në 1/16-at paraqet shpresë. Duam të arrijmë në çerekfinale. Ndaj Napolit do të duhet të tregojmë gjithçka që kemi punuar, ka kushtet për të luajtur një ndeshje e madhe.

Napoli ka ndërruar trajner në mënyrë befasuese. Nuk është e lehtë të përgatitësh ndeshjen me këtë ndërrim trajneri, por duhet të tregojmë personalitet dhe të bëjmë gjithçka mirë në sulm dhe në mbrojtje sepse po luajmë kundër kampionëve të Italisë. Politano, Osimhen dhe Kvaratskhelia formojnë një sulm të madh, janë lojtarë të nivelit të lartë, të “frikshëm”, vijoi Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga