
Pas shumë problemeve, më në fund duket pak "dritë në fund të tunelit" për skuadrën e Ferizajt. Gazeta "Blic" raporton se të gjithë futbollistët kanë marrë detyrimet e prapambetura dhe tashmë janë gati për të dhënë maksimumin në fushën e blertë.
Një lajm ky që ka gëzuar pa masë lojtarët, por edhe stafin teknik të Ferizajt. Ata kishin dy muaj pa marrë pagat dhe në këtë periudhë kishin nisur largimet e para, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe mbarëvajtjen e garës në Superligën e Kosovës. Drejtori Nadir Haxhimusa ka deklaruar:
"Paratë janë grumbulluar dhe nesër do t'i shpërndahen të gjithë lojtarëve. Ju kemi pasur borxh lojtarëve nga dy paga, por nesër do t'ju shpërndahen të gjithëve", ka thënë ai.