Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dritë jeshile për Champions League, 100 milionë euro dhe 3 goditje në merkato për Interin

Shkruar nga NEWSPORT
Dritë jeshile për Champions League, 100 milionë euro dhe 3

Më shumë se 100 milionë euro nga Champions League për Interin që nis planin e rinovimit të skuadrës. Zikaltërit mbyllën çështjen e kualifikimit nga kampionati pas fitores ndaj Sassuolos.

Fushata europiane mund të sjellë miliona të çmuara për arkat e klubit dhe të kalojë 100 milionë euro të ardhura. Një thesar jo i vogël që lejon pronësinë kineze të marrë frymë dhe në të njëjtën kohë lejon që të shikojë të ardhmen në treg me me shumë optimizëm. Drejtuesit po punojnë mbi të gjitha për rinovimet e kontratave në këtë periudhë mbi të gjitha për atë të Alessandro Bastonit.

Së shpejti do të ketë edhe bisedime të tjera me agjentët e mbrojtësit, për të ulur hendekun mes ofertës dhe kërkesës. Në fund ai do të mbyllej për një kontratë katërvjeçare me vlerë 5 milionë euro plus bonuse, duke zmbrapsur kështu sulmet e ekipeve të mëdha të Premier League.

Nga mbrojtja në mesfushë, rradha është për Hakan Calhanoglun. Ideatori i lojës së zikaltërve është i kënaqur me aventurën e tij në krahun tjetër të Milanos dhe rinovimi është thuajse i sigurtë me një rritje rroge nga 5 në 6 milionë euro.

Në fund, është edhe Edin Dzeko. Bomberi boshnjak ka bindur të gjithë me golin e shënuar në Champions ndaj Milanit dhe një lojtarë me eksperiencë që garanton të paktën 10 gola në sezon nuk do të ishte aspak keq të qëndronte në skuadër. Mirëpo, për ta bërë këtë, 37-vjeçari duhet të bindet për ulje rroge.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga