
Dritan Dervishi në zi. Ish drejtori sportiv i Partizanit dhe më vonë i Kukësit ka mësuar nga Italia lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij. Në moshën 79-vjeçare ajo mbylli sytë përgjithmonë duke lënë këtë hidhërim të madh te njerëzit e zemrës.
Prej vitesh në rolin e scoutit në Itali, Dervishi është kthyer në vendin tonë për të përcjellë për në banesën e fundit nënën e tij. Në rrjetet sociale ai ka njoftuar për pritjet për miqtë dhe familjarët nga sot e në ditët në vazhdim.
Stafi i redaksisë së Newsport.al bashkohet me dhimbjen e ish drejtorit sportiv, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta.
Poll