
Superliga e Kosovës luajti sot takimin e vetëm. Drita ia doli të mposhtë 1-0 Llapin, në një 90 minutësh interesant. Autori i golit është Limani, i cili në minutën e 16-të dërgoi topin në fundin e rrjetës. Miqtë tentuan të reagonin, por nuk arritën të ishin konkretë.
Drita forcon poztiat e saj në vendin e dytë me 35 pikë, 2 më pak sesa Ballkani i Ismet Munishit. Në krahun tjetër, Llapi qëndron e parafundit me 11 pikë.
Superliga e Kosovës ka pësuar një rritje në nivel loje viteve të fundit e kjo duket qartë. Në fundjavëe luhen takimet e tjera, ku nuk mungojnë përballjet e ''zjarrit''.
Poll