
Graham Potter mori drejtimin e Chelsea menjëherë pas largimit të Thomas Tuchel, teksa 47-vjeçari nuk po arrin dot të nxjerrë blutë e Londrës nga situata ku ndodhen, pasi aktualisht janë të 10-të në tabelën e klasfikimit, shumë larg pretendimeve të drejtuesve.
Tashmë stoli i Potter ka nisur të lëkunder, teksa sipas “The Sun” drejtuesit kanë gati emrin e zëvendësuesit të tij. Bëhet fjalë për Mauricio Pochettino, i cili pret vetëm shkarkimin e 47-vjeçarit për të marrë në dorë frenat e skuadrës ku luan edhe Armando Broja.
Megjithatë situata vazhdon të mbetet e paqartë, tëksa ndeshjet e ardhmshme do të jetë si një provë për Potter dhe nëse dështon atëherë duhet të largohet menjëherë për t’u emëruar 50-vjeçari që synim do të ketë kualifikimin në Europë.