Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Dridhet” stoli i GALTIER, MESSI do të bëhet “shkes” për ish-trajnerin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Dridhet” stoli i GALTIER, MESSI do të bëhet

PSG në javën e fundit ka marrë rezultate pozitive, gjë e cila ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e tij. Padiskutim që kampionët e Francës kërkojnë edhe Champions League, trofe që e dëshirojnë prej vitesh.

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca raportohet se stoli i Galtier ka nisur të “dridhet”. Drejtuesit po bëjnë maksimumin të bindin trajnerin e Manchester Cityt për të marrë “frenat” e parisienëve, duke marrë shkas edhe nga situatat e fundit të ndodhur me skuadrën angleze për shkeljet financiare.

Nëse këto shkelje konfirmohen atëherë largimi i timonierit spanjoll nga City do të ishte një zgjidhje. Në të tilla kushte drejtuesit kërkojnë të bindin Guardiolën që të provojë një eksperiencë në Paris, ndërsa menjëherë pas rinovimit të Messit do të tentohet gjithçka.

Kujtojmë se “Pleshti” dhe Guardiola kanë pasur një marrëdhënie të mirë tee Barcelona e viteve të arta dhe një ribashkim në Paris do të ishte “qershia mbi tortë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga