
Nga qendra stërvitore e Kombëtares kuqezi në Francë vjen kjo foto, ku shfaqen në formatin e futbollistit edhe drejtuesit më të lartë të FSHF-së, presidenti Armand Duka dhe zëvendësi i tij Lutfi Nuri, por edhe funksionarë të tjerë të këtij intitucioni. Në një ndeshje mes tyre, të përzierë edhe me pjesëtarë të stafit teknik të De Biazit, Alban Tafaj, skuadra e të cilit duket se ka humbur, e ka gjetur fajtorin. Ai shkruan se problemi ishte Alban Bushi apo “Loku”, siç e thërrasin të gjithë, që ishte jashtë forme atë ditë…
Poll