
Tifogrupi më i famshëm i Partizanit, "Ultras Guerrilsë" kanë dhënë një mesazh të fortë për tifozët, drejtuesit dhe të gjithë që kanë lidhje me të kuqtë.
"Guerrilsat" nëpërmjet një postimi në rrejtin social Facebook, kanë lajmëruar për pjesëmarrjen në ndeshjen e ardhshme të kryeqytetasve, si dhe kanë dhënë mesazhin për të tjerët.
Sipas tifogrupit, ata do të jenë sërish të pranishëm në stadium dhe këtë gjë nuk e ndalon dot askush.
Tifozët kanë zbuluar dhe fajtorët për situatën e klubit kryeqyteas, të cilët, sipas tyre janë drejtues, ish-drejtues dhe lojtarë.
Mesazhi i "Ultras Guerrils":
''Të enjten Guerrils do të jenë në Durrës!
Por në Durrës duhet të jesh dhe ti që nuk je i grupimit dhe po lexon tani këtë postim, duhet të jenë të gjithë!
Ekipi nuk po kalon aspak një moment të mirë dhe ne do jemi aty për të bërë deri në fund atë zotim që kemi marrë që ditën e parë kur vendosëm të qëndronim pas atij baneri: Për Partizonin, përtej rezultatit! Për Legjendën deri në frymën e fundit.
Ne nga Partizoni nuk na largon asnjë. Askush nuk e ka atë fuqi. Askush nuk do ta ketë atë luks! Nëse duan dhe shpresojnë që ne do të tërhiqemi, e kanë gabim. Do të jemi aty dhe nga tribunat (e jo vetëm) do i japim kujtdo atë që meriton.
Ne kemi sy e shohim, kemi veshë e dëgjojmë. E dimë mirë se çfarë po ndodh. E kuptojmë që fanellën tonë dikush e vesh pa nder, ndonjë abuzon e ndokujt i ka rënë fati ta mbajë veshur. Por po u themi kaq: Mos kujtoni se ne nuk dimë se çfarë ndodh, apo nuk shohim se çfarë lojrash luhen në dëm të emrit të lavdishëm të Partizonit. Ish-drejtues, drejtues aktualë dhe lojtarë, të gjithë bashkë fajtorë për këtë situatë!
Por të enjten, në orën 17:00 do bëjmë si gjithnjë detyrën. Guerrils do jenë aty, nëse e do edhe ti Partizanin, duhet të jesh prezent!''
Ndeshja e radhës, Teuta-Partizani do të luhet ditën e enjte, në orën 17:00, në "Niko Dovana".