
Drejtori Sportiv i Partizanit, Edmond Haxhia foli në “Ora Skaner” edhe për çështjen e stadiumit “Selman Stërmasi”, duke pranuar se klubi i kuq i ka bërë kërkesë Tiranës për të luajtur aty ndeshjet si pritës.
“Tirana gjeti preteksin se në ‘Selman Stërmasi’ luante Korabi dhe dëmtohej fusha. Dakord jam dhe unë, sepse është e vërtetë që nuk mund të luajnë tri skuadra në një stadium.
Po tani kontrata me Korabin është prishur.
E di që tifozët e Tiranës janë kundër, por le ta ç’tensionojmë situatën.
‘Konfliktin’ e kemi vetëm brenda 90 minutave. Tifozët tanë kanë të drejtë që thonë se nuk do të bëhet më derbi. Kanë të drejtë
T’i mohohet Partizanit të luajë në shtëpi, është absurde. Është vërtetë absurde që t’iu mohohet shumë tifozëve të kryeqytetit të shohin ndeshjet në Tiranë”, deklaroi Edmond Haxhia.