
Brazili dhe Serbia do të ndeshen në një sfidë tepër të luftuar për grupin G, ku bëjnë pjesë dhe Zvicra me Kamerunin. Brazili vjen si pretendente në këtë Kupë Bote, por për trajnerin serb kjo është diçka normale dhe nuk trembet ndaj “Seleçaos”.
Dragan Stojkovic ka folur para sfidësë së nesërme duke zbuluar disa pjesë nga përgatitja tyre, ku nuk ka munguar as ironitë për sulmuesit e kombëtares braziliane.
Deklarata:
"Unë nuk besoj se ata na shikuan ne, fundja kush jemi ne që ata të na shikojnë? Ata janë një superfuqi futbolli."
Droni? "Mendoj se është keqinformim kjo pjesë. Edhe sikur të ishte dron, nuk e di se çfarë do të kishin pare nga lart, asgjë e veçantë. (Qesh)"
Brazili me 4 sulmues?
“A do të luajnë katër sulmues kundër Serbisë? Atëherë ne kemi mbaruar... Por a do të luajë dikush në mbrojtjen tonë?
Brazili është një ekip i madh, një nga më të mirët në botë. Për mua ata kanë një brez të artë për momentin dhe pres një lojë shumë të vështirë. Ndeshja fillon 0-0, ne kemi një shans për të fituar dhe ne nuk kemi frikë nga askush, as nga Brazili.
Ne kemi lojtarë me shumë eksperiencë, me vetëbesim me përvojën e të luajturit në një Kupë Bote. Është një sfidë e re, do e shikojmë në fushë.
Brazili është një ekip i madh, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Ata janë, padyshim, një nga favorite. Por ne jemi të fokusuar te vetja, do të shikojmë cilësitë e Brazilit, por do të fokusohemi edhe te cilësitë tona, duam ta bëjmë vendin tonë krenar dhe të luajmë stilin tonë të futbollit.
Kostic? Lajmi i mirë është se ai nuk po përjeton dhimbje aty ku kishte një lëndim. Por Kostic po vuan nga një dëmtim, ai ndjen lodhje në muskul. Është një pikëpyetje e madhe kur bëhet fjalë për të, do presim deri në momentin e fundit.
Ne nuk kemi frikë nga askush në botë, edhe nëse është Brazili. Seleçao është një ekip i madh. Ato mund të luajnë me 4 sulmues por di t’iu them që dhe ne do kemi dikë në mbrojtje. Fokusi është i gjithi te paraqitja jonë dhe tek mënyra si Serbia e ka përgatit këtë ndeshje, nuk do e kenë të lehtë."