Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

DOSSIER/ Viti 1966, kur "DINAMO" bënte namin në VOLEJBOLL dhe fitonte titullin KAMPION (FOTO-ARKIVE)

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Viti 1966, kur "DINAMO" bënte namin në VOLEJBOLL

) Kreshnik Tartari, profesori i njohur i volejbollit, që mban titullin "Nder I Kombit", akorduar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2013, i rikthehet kujtimeve. Profesor Tartari boton një foto të ekipit të volejbollit për meshkuj të Dinamos, foto e vitit 1966. "Dinamo", kampione për herë të tretë rresht në 24 herë kampion në total. Në këmbë majtas, Alfred Radi, Asllan Rusi, Zhan Bonati, Vangjel Koja, Ylli Shehu, Enis Terihati, Ali Llullolli. Ulur majtas Andrea Gjika, Kreshnik Tartari, Kiço Lena, Anastas Panteqi. Ishte pranverë, dy muaj më pas, Dinamo shkon në Kinë për një turne miqësor.

Dalja e parë jashtë vendit. Por dy volejbollistë, ndër më të mirët profesionalisht dhe jo vetëm, Alfred Radi dhe Zhan Bonati, jo vetëm nuk erdhën, por u larguan nga Dinamo. A e gjeni dot pse të dashur miq? Për problem në biografi. Fredi, pas 8 vjet pa ndërprerje te Dinamo, dhe Zhani, katër vjet pa ndërprerje te Dinamo...tmerr dhe turp" shkruan professor Tartari në kujtim të kësaj fotoje. Profesor Tartari shkruan se në vitin 1958 u krijua ekipi I të rinjve të Dinamos. Në vitin 1959 me Ali Lullollin kapiten dhe Anastas Panteqin protagonist kryesor, Dinamo fiton titullin Kampion për të rinj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga