
Ikona e trajnimit të volejbollit, Kreshnik Tartari me anë të një postimi të tij në rrjetin social "Facebook" shkruan për volejbollin e viteve të arta në Shqipëri.
Bëhet fjalë për vitin 1981-1982, kur Korabi i Peshkopisë ndeshej me Dinamon e Tiranës. Sikurse shihet edhe nga fotoja, sporti i volejbollit ka qenë shumë i dashur për tifozët, të cilët nuk mungonin në takime të tilla, duke mbushur edhe shkallët e stadiumit.
Kjo foto përcjell dy momente historike. Në fillim volejbollistet dibrane, që ishin debutuese në Kategorinë e Parë, duke vazhduar për vite me radhë me një rritje shumë të mirë në nivel kombëtar.
Në anën tjetër, sportistet dinamovite, që për 7 vite rresht shpalleshin kampion, ndërsa në atë sezon kërkonin triumfin e 8-të radhazi, gjithashtu kishin arritur edhe finalen e parë europiane në vend të katërt.
"Të dashur miq të mi! Kjo foto e bukur, postuar me pasion nga miku i mirë dibran Fehmi Lleshi, përcjell dy momente historike:
1)Volejbollistet Dibrane të pasionuara e të përkushtuara, made in BASHKIM LALA, të ndjekura nga një publik i jashtëzakonshëm,ishin debutuese në Kategorinë e Parë, duke vazhduar më tej në vite me vetëm rritje në nivel kombëtar dhe gjithmonë me një profil origjinal profesional dhe emancipues.
2) Volejbollistet Dinamovite ishin në kërkim të titullit kampion të 8-të rresht, kishin arritur finalen e parë europiane në vend të katërt (me pikë dhe sete të barabartë me vendin e dytë e të tretë),dhe Ela Tase (2 herë me të rriturat) dhe Mimoza Ibrahimi (1 herë me të rejat) ishin shpallur më të mirat e Ballkanit. ( Dinamo në këmbë,majtas: Fatmira Podgorica,Bashkim Lala trajner i Korabit, Kreshnik Tartari trajner i Dinamos, Valbona Ceka, Lulzime Duka, ulur majtas: Emona Gripshi, Mimoza Ibrahimi, Agi Babuli, Silva Turdiu, Jola Omari.)".