Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dosja Bylis - Tirana voluminoze, UEFA tregon si u luajt në baste dhe shuma e fituar (Refuzimi i mijëra eurove)

Shkruar nga NEWSPORT
Dosja Bylis - Tirana voluminoze, UEFA tregon si u luajt në baste dhe shuma

Ndeshja mes Bylis dhe Tiranës për Kupën e Shqipërisë, e shumëpërfolur për ndryshime koeficientësh dhe favorizim të basteve është prej ditësh tanimë pjesë e Komisionit të Etikës. Javën që shkoi, ishte Bylis që ishte thirrur për të dhënë shpjegime pranë FSHF-së, ndërsa sot në 14:00 është radha e Tiranës.

Mësohet se SportRadar ka dërguar një dosje voluminoze për këtë duel, si dhe të gjithë koeficientët, numrat e llogarive ku kanë kaluar bastet e fituara dhe mënyra sesi është luajtur ndeshja. Top Channel tregon se shumat e luajtura varionin nga 8 deri në 15 mijë euro, ndërsa në një rast shuma maksimale nuk është pranuar dhe koeficientët janë mbyllur.

Sistemi BFDS që përdor UEFA e konsideron ndeshjen sit ë trukuar, duke u luajtur në 3 variante, 1, 3+ dhe 2/1 me pjesë. Në ndeshjen e Kupës mes Bylis dhe Tiranës, në bastet e luajtura janë fituar afro 500 mijë euro. Javën e shkuar u morën në pyetje zyrtarët e Bylis dhe arbitri I ndeshjes, Juxhin Xhaja.

Poll

Lexo gjithashtu