
Dortmund nuk arriti të triumfonte këtë sezon në Bundesliga teksa vetëm javën e fundit ata humbën mundësinë e rikthimit tek trofeu. Por fill pas kësaj ata janë kthyer nga puna për sezonin e ardhshëm.
Verdhezinjtë ishin skuadra që vuajti largimin e disa lojtarëve me peshë si Jude Bellingham. Tashmë drejtuesit janë vënë në garë për të rikthyer në “Signal Iduna Park”, Jadon Sancho.
Ky i fundit u transferua tek Manchester United në merkaton e verës në vitin 2021. Por duket se aventura e tij në “Old Trafford” do të zgjas vetëm 2 vite. Dortmund ka kërkuar të marrë nëhuazim sulmuesin.
Kjo kërkesë është refuzuar nga Manchesteri, këta të fundit duan ta shesin përfundimisht kartonin e tij të cilin e blenë për plot 73 milionë euro.