Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

DORTMUND dhe BAYERN mbajnë rekordin në Europë, SERIA A në rënie të lirë (SPEKTATORËT)

Shkruar nga NEWSPORT
DORTMUND dhe BAYERN mbajnë rekordin në Europë, SERIA A në

Kampionati gjerman I futbollit është më I ndjekuri në Europë, të paktën sipas shifrave zyrtare të publikuara në mediat europiane. Infrastruktura modern, gjendja ekonomike dhe kthimi I ndeshjeve në festë, bëjnë që gjermanët t'iu drejtohen stadiumeve më shumë se në çdo shtet tjetër europian.

Rekordin e mban Dortmund, me mesataren 81132 spektatorë për ndeshje, ndjekur nga Bayern Munich me 75000. Vendi I tretë në këtë klasifikim është për anglezët e Manchester United, që në "Old Trafford" kanë një mesatare prej 72568 spektatorësh. Dy vendet pasardhëse I mban La Liga spanjolle, përkatësisht me Barcelonën dhe Real Madrid. Inter mban lartë flamurin e Seria A, që me një mesatare prej 65799 tifozësh për ndeshje mbyll gjashtëshen më të mirë në Europë.

Stadiumet me më shumë spektatorë në Europë:

Dortmund  - "Signal Iduna Park" - 81132 spektarorë

Bayern  - "Allianz Arena" - 75000

M. United - "Old Trafford" - 72568

Barcelona - "Camp Nou" - 72438

Real Madrid - "Santiago Bernabeu" - 66241

Inter - "Giuseppe Meazza" - 65799

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga