
Borussia Dortmund është fituesja e Der Klassiker teksa mposhti Bayernin me rezultatin e pastër 0-2. Verdhezinjtë thyen tabunë “Allianz Arena” duke fituar pas 10 vitesh në stadiumin e rivalëve. Adeyemi në pjesën e parë dhe Ryerson në të dytën ishin autorët e golave. Harry Kane provoi të rihapte rezultatin, por goli i tij u anullua nga VAR.
Bavarezët marrin një goditje të madhe për titullin kampion teksa shkojnë plot 13 pikë pas Leverkusen kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi. Në përfundim të ndeshjes, ishte vetë trajneri Thomas Tuchel që u dorëzua për çështjen e titullit: Urime Leverkusenit, titulli ka mbaruar.
Edhe pse matematika i mban ende në garë, mund të thuhet me plot gojë se Bayerni do të zbresë nga froni pas plot 1 dekade, ndërsa ‘Aspirinat’ kurorëzohen me titullin e dytë kampion. Hera e fundit ishte viti i largët 1978-79.