
Real Madrid raportohet se është afër mbylljes së marrëveshjes sa i përket transferimit të Jude Bellingham në “Santiago Bernabeu”. Ylli i Borussia Dortmund me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij në Madrid aty ku do të synojë të rikthehet protagonist me mbretërorët.
Por drejtuesit e “Los Blancos” nuk mbeten me kaq. Po sipas mediave të huaja bëhet e ditur se madrilenët i janë kthyer “fiksimit” të vjetër . Pista Kylian Mbappe ka nisur të flitet sërish në Madrid edhe pse verën e kaluar u tradhtuan” nga sulmuesi francez. Ky i fundit zgjodhi rinovimin me PSG-në.
Mungesa e një trofeu të Champions League e ka “detyruar” Mbappenë të mendojë largimin nga Parisi, pavarësisht se kampionët e Ligue 1 kërkojnë që të ndërtojnë një skuadër që të sillet rreth tij.
Në këto kushte kalimi i tij në Spanjë nuk mund të jetë më i pamundur dhe me të përfunduar marrëveshja me Bellingaham, Mbappe do të jetë synimi i radhës. Një “dopio lëvizje nga “Los Blancos”.