
Granada u mposht në shtëpi nga Real Sociedad me shifrat 2-3. Në këtë sfidë dy golat për skuadrën vendasi i shënoi Myrto Uzuni.
Fatkeqësisht dopietë e tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar pikkë Granadas, e cila këtë sezon ndodhet në vendin e 19-të dhe rrezikon seriozisht rënien një kategori më poshtë. Pas kësaj sfide sulmuesi i kombëtares shqiptare u shfaq para mediave, ku fillimisht u kërkoi falje tifozëve dhe më pas theksoi se do të japë maksimumin për fanelën që mban veshur.
“Bëmë një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë dhe të dytën. Nuk është situatë aq e lehtë për ne, e dimë se ku gjendemi dhe dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve që ishin sot të mërzitur me ne, kanë të drejtë.
Unë i pari do të jap gjithçka për këtë fanellë, për këtë qytet dhe këta tifozë që më kanë mbështetur gjatë gjithë vitit dhe thjesht dua të kërkoj falje. Mentaliteti ynë është që nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do japim gjithçka deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Uzuni, i cili kishte dhe njërin zy të nxirë për shkak të një goditjeje që mori gjatë sfidës.