
Gianluigi Donnarummaka folur për legjendën e tij të fëmijërisë, i cili është Gianluigi Buffon. "Gardiani" i Juventusit pak kohë më parë është shprehur se ky është viti i fundit për të në Kombëtare. Sot, Donnarumma ka folur me superlativa për legjendën e Juventusit, për të cilin thotë se e ka pasur idhull që i vogël, ndëkohë që nuk nguron të shprehet i gatshëm ta zëvendësojë Buffonin te përfaqësuesja e Italisë pas largimit të këtij të fundit.
"Buffon është një portier dhe njeri i madh. E kam pasur idhull që kur isha fëmijë dhe jam munduar ta studioj si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Që të jesh një portier i madh, duhet të jesh edhe një njeri i madh, ndaj ndihem me fat që kam luajtur dhe jam stërvitur me Buffon, nga i cili jam munduar të 'vjedh' sa më shumë. Më vjen keq që një kampion si ai po i largohet kombëtares, por mund të them se jam gati ta zëvendësoj denjësisht. Unë punoj vazhdimisht, sepse e di që ka gjithmonë vend për përmirësim, por besoj se jam gati të marr përgjegjësitë e mia edhe në kombëtare", është shprehur Donnarumma për uefa.com.