Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Donacioni/ Tifozi 20-vjeçar jep 25 mijë euro për klubin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Një nga biznesmenët e rinj shqiptar nga Shkupi, 20 vjeçari Sinan Jusufi ka vendosur që në mënyrë vullnetare të donojë 1.5 milion denarë (25 mijë euro) për skuadrën e Shkupit, duke treguar se Shkupi ka njerëz që janë të gatshëm që klubin e zemrës ta përkrahin në situata të vështira dhe se tani kur në fuqi do të jetë ligji për sponsorizim të ekipeve sportive, bizneset do ta kenë shumë më të lehtë për të ndihmuar klubet, duke e ditur se 50% nga tatimi i fitimit, do të munden të donojnë në ekipet profesionale  të futbollit.

Siç raportohet në faqen zyrtare të klubit të Shkupit në internet, lidhur me donacionin e fundit ka folur edhe vet biznesmeni Sinan Jusufi, i cili ka potencuar se dashuria, miqësia, lojaliteti dhe përkushtimi më së shumti tregohen atëherë kur dikujt i duhet ndihma jote.

a“Klubi futbollistik Shkupi është klub zemre i çdo banori të Çairit dhe më gjerë edhe i shumë shkupjaneve. Edhe unë ka shume vite që i përcjell zhvillimet e këtij klubi dhe çdoherë i jam gëzuar arritjeve të FC Shkupit.

Është evidente se në përgjithësi në Maqedoni klubet sportive kalojnë nëpër kriza të ndryshme, të cilat ndonjëherë i tejkalojnë, e ndonjëherë nuk kanë fat dhe si rezultat i asaj zhduken. Dashuria, miqësia, lojaliteti dhe përkushtimi më së shumti tregohen atëherë kur dikujt i duhet ndihma jote.

Duke dashur që FC Shkupi të tejkaloje momentet e vështira kam vendosur që të bej një hap të vogël, duke dhuruar një shumë modeste për klubin. Këtë e bëjë së pari për hir të të rinjve, futbollistëve, tifozëve dhe në përgjithësi sportdashësve. Shpresoj se ky gjest do të inkurajoje të gjithë dashamirët e FC Shkupi që të kontribuojnë dhe së bashku t’i gëzohemi sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare të futbollit”, ka thënë mes tjerash në takim me kryesinë e klubit biznesmeni i ri, Jusufi.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga