Trajneri i Strugës, Shpëtim Duro, dha prononcimin e tij për ‘Supersport’ pas fitores së ekipit të tij ndaj Buducnostit. Duro është i lumtur për këtë fitore dhe i kënaqur nga lojtarët e tij ndërsa thekson se dominuan totalisht kundërshtarin.
“E rëndësishme është fitorja dhe e arritëm pas një shoku psikologjik nga ai eleminimi i pamerituar ndaj Zalgiris. Skuadra reagoi, dominuam totalisht dhe mund të bënim gola të tjerë. Në pjesën e dytë duhet të ishim të kujdesshëm por nuk pati shum raste shënimi, duhej të menaxhonim rezultatin. Kemi patur ngarkesë, është ndeshja e katërt zyrtare e jona dhe kanë luajtur thuajse e njëjta 11-shje.
Zguro nuk luajti për efekt taktik, ka eksperiencë. Të tjerët janë me eksperiencë, jam i kënaqur me alternativat e skuadrës.
Nuk ka ndeshje brenda – jashtë. E rëndësishme është fitorja, kemi një ndeshje tjetër që duhet interpretuar mirë por kemi një gol në avantazh. Në pjesën e dytë skuadra kërkonte të mbante rezultatin por kishim edhe dy raste me Radeskin, e rëndësishme është që mbajtën portën e paprekur.
Fat i madh që Struga quhet favorit ndaj Buducnostit, jemi vetëm 5 vite të krijuar. Puna e drejtuesve, e skuadrës u bë një performancë e jashtëzakonshme me Zalgrisi. E gjitha kjo me një buxhet modest”, tha Duro.