PSG do të luajë sot sfidën e kthimit të Champions League ndaj Dortmundin. Takimi I parë është mbyllur me rezultatin 2-1 për skuadrën gjermane dhe PSG kërkon përmbysjen.
Ky takim do të luhet sot pa tifozë për shkak të frikës së përhapjes se “coronavirusit”, ndërsa klubi francez pak minuta më parë ka bërë publike edhe lojtarët e grumbulluar për këtë takim.
Kylian Mbappe është ftuar nga trajneri Tuchel dhe sot do të jetë në fushë si titullar. Pas analizave të djeshme që dolën negative nga coronavirusi, sulmuesi francez do të jetë pjesë e skuadrës. Mungesa e vetëme është ajo e mbrojtësi Thiago Silva për shkak dëmtimi.

Poll