
Luiza Gega është padyshim një nga sportistet më të mira shqiptare. Sëfundmi Gega doli e 9-ta në botë, për garën e 3000 metrave, në botërorin e zhvilluar në Doha. Me kohën e vendosur prej saj, Luiza ia doli që të siguronte dhe një biletë për garat në Tokyo.
E ftuar në emisionin "Ora Sport", rekordmenia shqiptare tregoi më shumë për veten duke zbuluar dhe pikën e saj të dobët.
"Një disfavor që unë kam është se unë nuk jam shumë optimiste si natyrë dhe trajneri gjithmonë ma vendos gjithë kohës në dukje. Gjithmonë i besoj atij sepse ai i shikon gjërat gjithmonë e më qartë se unë dhe më tha se i ke të gjithë mundësitë për të bërë një rekord kombëtar,"u shpreh Luiza Gega
Poll