
Bylis do të luajë ditën e nesëre një ndeshje të rëndësishme ndaj Partizanit në "Adush Muça", në orën 13:30. Pas dy rezultateve negative, ballshiotët kërkojnë të rikthehen te fitorja e një gjë të tillë kërkojnë ta bëjnë përballë kampionëve. Në një pronocim për "RTSH Sport", kanë folur trajneri Dovedan dhe mbrojtësi Ardit Peposhi. Që të dy besojnë se Bylis do të bëjë kthesën ndaj Partizanit.
Dovedan:
Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Mendoj se do jetë në dobi të kampionatit që të fitojmë ne dhe Partizani të mos shkëputet më shumë në renditje.
90% e skuadrës është gati për nesër pasi këto mungesa na kanë penalizuar. Kemi lënë pikë të rëndëishme në dy ndeshjet e fundit ndaj Skënderbeut dhe Kukësit dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv nesër.
Peposhi:
"Jemi në një fazë që të gjitha ndeshjet janë të vështira, aq më tepër që luajnë ndaj kampionëve. Shpresoj të rikthehemi te rezultati pozitiv dhe mendoj se ndaj Partizanit do vi kthesa e të kthehemi aty ku ishim.
Fryma e grupit është pozitive dhe këto dy humbje kanë qenë aksidentale dhe ku ka më mirë të kthehesh te fitorja ndaj Partizanit. Kjo do të jetë një motivm më shumë për ne në ndeshjet e tjera, nëse marrim rezultat pozitiv".