Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka bërë sot mbledhjen e radhës ku ka marrë vendime dhe masa për shkeljet që janë bërë së fundmi në futbollin shqiptar.
Një nga masat më ekstreme, jo vetëm të sotmet, por ndoshta në historinë e futbollit shqiptar, është ajo që është ndërmarrë ndaj klubit të Labrëisë, për shkak të fyerjeve dhe deklaratave fyese që kanë bërë nëpërmjet faqes zyrtare.
Labëria është dënuar me një gjobë prej 10 milionë lekësh. Një gjobë rekord përsa i takon dënimeve të mëparshme të klubeve të futbollit në vendin tonë.
“Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve 6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.”