Do të përballen me Granadan e Myrto Uzunit, Valencia kërkon të shtyhet takimi (ARSYEJA)
Shkruar nga NEWSPORT
Në Campanar të Valencias një ndërtesë 14 katëshe është përfshirë ditën e djeshme nga zjarri. Kjo ka shkaktuar edhe vdekjen e 4 personave.
Për këtë Klubi i Valencias ka kërkuar edhe shtyrjen e ndeshjes me Grandan, sfidë që është parashikuar të luhet ditën e nesërme në orën 14:00. Duel ky i vlefshëm për javën e 26-të të La Liga.
"Valencia bashkohet në ngushëllime për viktimat e zjarrit të tmerrshëm në lagjen Campanar dhe kërkon që ndeshja kundër Granadës të shtyhetJemi të shkatërruar nga zjarri i tmerrshëm në Avenida Maestro Rodrigo në lagjen Campanar, në Valencia, dhe duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe dashurinë tonë për familjet dhe miqtë e viktimave”, thuhet në postimin e klubit.
Ndërkohë është bërë me dije se të gjitha skuadrat që do të zzhvillojnë stërvitjen ditën e sotme do të mbajnë 1 minut heshtje në nder të viktimave.