Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Do të largohet nga “Anfield”, Klopp nuk "tradhton" tifozët: Edhe nëse s’kam bukë për të ngrënë, ju premtoj nuk do të ndodh

Shkruar nga NEWSPORT
Do të largohet nga “Anfield”, Klopp nuk "tradhton"

Jurgen Klopp ditën e djeshme njoftoi se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezonit. Padiskutim një lajm tronditës për të gjithë familjen e madhe të “The Reds”, me tifozët që mënjeherë nisën të bënin reagime në rrjetet sociale, ndërsa shkruanin se është diçka e pabesueshme.

Por gjithçka është e vërtetë, trajneri gjerman ishte vetë që njoftoi largimin dhe tashmë për të kanë nisur edhe zërat e para se ku mund të vazhdojë karrierën. Shumë zëra e mbajnë atë në Premier League, por është Klopp që ka siguruar tifozët e Liverpool se në Angli nuk do të firmos për asnjë skuadër tjetër.

“Asnjë klub tjetër anglez kurrë. Edhe sikur të mos kem çfarë të ha, nuk do të ndodhë. Nuk do të nënshkruajë për asnjë klub tjetër në përgjithësi apo për asnjë ekip kombëtar për vitin e ardhshëm, mund ta premtoj këtë”, ka theksuar 56-vjeçari.

Kujtojmë se Klopp mori drejtimin e Liverpool në vitin 2015. Gjermani  udhëhoqi “Të Kuqtë” drejt 6 trofeve të mëdha gjatë kësaj periudhe, përfshirë titullin  kampion në Premierligë (2019/20) dhe Champions League (2018/19).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga