Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Do të jetë një ndeshje e vështirë”, trajneri i Portos flet perpara sfidës me Interin: Humbjet janë të rënda për një klub t mësuar të fitojë si zikaltrit

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të jetë një ndeshje e vështirë”,

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao ka folur në prag të sfidës që Porto do të luajë kundër Interit nesër. Takimi i vlefshëm për fazën 1/16 në Champions është është ndeshja e kthimti. Sfida e parë në Milano përfundoi 1-0 për zikaltrit me golin e Lukakut.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e ekulibruar kundër një skuadrë me plot lojtarë të shkëlqyer”, është shprehur Conceicao.

“Ne e njohim kundërshtarin tonë. Ne duam të jemi intensivë, të mirë në presion, agresiv dhe mbi të gjitha inteligjent.

Përgatitja? Ne e kemi përgatitur në përputhje me karakteristikat tona të ekipit. Në këto ndeshje të nivelit të lartrë ne duhet të luajmë siç dimë, në mënyrën se si ndihemi më rehat. Kemi 90 minuta për të tentuar të përmbysim rezultatin, por për ta bërë këtë duhet të jemi inteligjentë gjatë gjithë ndeshjes.

Problemet e Interit në kampionat? Unë nuk jam trajneri i Interit, por të gjitha humbjet janë të rënda për një klub të mësuar të fitojë si Interi. Ndeshjet e Champions League janë të ndryshme, megjithatë mendoj se problemet në kampionat nuk do të hyjnë në punë nesër”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga