Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Do të ishte marrëzi të vazhdoja kështu”, dorëzohet Pioli: Titulli ynë është të kapim Championsin

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të ishte marrëzi të vazhdoja kështu”,

Milani është në rënie të lirë prej javësh teksa në 6 ndeshej te fundit në të gjitha garat nuk kanë fituar asnjëherë. Humbja e sotme me Sassuolon i rrezikon të humbasin edhe zonën e Champios League nëse Lazio dhe Roma marrin pikë sonte. Javës tjetër i pret një derbi i zjarrtë përballë Interit. Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli foli në konferëncën për shtyp.

“Gjërat që funksiononin mirë deri disa javë më parë, nuk funksionuan, ndaj është e qartë që do të bëjmë disa modifikime. Ne e nisëm ndeshjen mirë, krijuam iluzione me golin e Zhiru. Por pastaj kemi vështirësi që të reagojmë dhe jemi të brishtë në fazën mbrojtëse.

Do të ishte budallallëk nga ana ime të vazhdoja në këtë rrugë që nuk po na sjell rezultatet, ndaj do të bëj diçka si në aspektin taktik, ashtu edhe psikologjik të lojtarëve. Lojtarëve nuk u mungon dëshira apo nuk janë të vëmendshëm, por po kalojnë një moment të vështirë.

Është një humbje shumë e rëndë, i afrohet asaj në Bergamo, aty u mblodhëm dhe u rinisëm. Me siguri nuk do të rifitojmë titullin kampion, por të kthehemi në Ligën e Kampioneve është thelbësore.

Premtimi për tifozët para derbit? Premtoj se do të punojmë në të gjithë javën që të fitojmë derbin. Çfarë ndjej pas 5 golave të Sasuolos? Dhimbje”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga