Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Do ta shikoj Roma-Milan", Conte flet pas fitores së Interit: Largimi nga Champions na ka dëshpëruar, kjo skuadër po rritet

Shkruar nga NEWSPORT
"Do ta shikoj Roma-Milan", Conte flet pas fitores së Interit:

Interi arriti të fitonte me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Genoas në shtëpi. Një ndeshje totalisht e dominuar nga zikaltërit që shënuan që në minutën e parë me Lukakun, ndërsa në fraksionin e dytë Darmian shënoi golin e dytë pas asistit të Lukakut. Sfida u mbyll me golin e shënuar nga Sanchez që hipotekoi një 3 pikësh me shumë vlera për Interin. Në fund të sfidës për "Sky Sport", trajneri Antonio Conte u shpreh:

Do ta shikosh Milanin sonte?

"Futbolli është pasioni im dhe unë do ta shikoj ndeshjen".

Test i pjekurisë i kaluar?

"Skuadra po rritet, djemtë kanë kuptuar se kur të sulmojnë gjatë dhe cilat zona të fushës duhet të zënë. Djemtë po rriten, por siç thashë pas derbit, ne jemi duke pritur për ndeshjet kundër Genoa dhe Parma. Nuk duhet të jetë ndeshja e madhe që na bën të fitojmë, nëse duam të bëjmë diçka të bukur dhe t'u japim kënaqësi tifozëve zikaltër duhet të fitojmë edhe këto ndeshje".

Fitorja e sotme buron nga ai pakt për kampionati?

"Nuk kishte asnjë marrëveshje kampionatin, por kur stërvitesh ose luan te Interi, duhet të kesh bindjen për të fituar sepse historia e klubit është e qartë. Interi nuk ka fituar ndër vite, vitin e kaluar u afruam edhe pse ishte viti im i parë. Këtë vit dalja nga Liga e Kampionëve na imponoi një introspektivë dhe ne kuptuam se duhej të ngrinim nivelin e të gjithëve për të qenë më konkurrues ".

Vitin e kaluar në këtë fazë keni pasur 3 pikë më pak se Juve, tani jeni +10.

"Vitin e kaluar tashmë kishte një rritje sepse vitet e mëparshme kishte 20 pikë difrerencë midis Interit dhe Juventusit. Këtë vit ne po vazhdojmë të rritemi. Juventusit na tregon se ku jemi. Ne po bëjmë diçka të mirë, por kanë mbetur 14 ndeshje dhe duhet të vazhdojmë me vetëdijen që ekipi është rritur".

Problemet e presidencës ju afruan më shumë së bashku?

"Kur luan te Interi, nga tradita dhe respekti për historinë, duhet të përqendrohesh në fushë. Duhet të ndikoj në ato që mund të ndikojnë aftësitë e mia. Aty ku nuk mund të ndikojmë, është e kotë të humbasim energji. Lojtarët e dinë se në çfarë duhet të përqendrohemi ".

Rotacion ndaj Parma?

"Ka shumë kohë për t'u rikuperuar, ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, kemi shumë respekt për Parmën dhe do të luajmë me lojtarët më të mirë".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga