
Në fundjavë në program është ndeshja mes Romës dhe Torinos. Ky takim mund të shfrytëzohet nga të dyja palët për të biseduar rreth të ardhmes së Marash Kumbullës. Kumbulla pëlqehet shumë në Torino, ndërsa po mbrojtësi shqiptar është i hapur për një largim nga ekipi kryeqytetas për shkak të mungesës së hapësirave.
Skuadra Granada tenton të shesë Armando Izzon në janar për të tentuar kështu mbrojtësin shqiptar që në merkaton e ardhshme. Nëse Izzo nuk shitet, tratativat do shtyhen për në verë.21 vjeçari i Përfaqësueses shqiptare ka luajtur 3 sfida në Serie A këtë edicion. Vlen të përmenden edhe paraqitjen në arenën ndërkombëtare, të cilat janë 3. Në kualifikuese të Conference League, jemi në kuotën e një paraqitje.