Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Do gjykojë Shqipëri-Itali, arbitri “dardan”: Ëndërr e bërë realitet për të gjithë futbollin kosovarë!

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare do të luajë me Italinë një ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”. Ky takim do të zhvillohet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:45.

Për këtë përballje gjyqtarë kryesorë ëhstë caktuar arbitri me stemën e FIFA-s nga Kosova. Bëhet fjalë për Genc Nuza, i cili do të ketë fatin të jetë “bilbili” kryesorë në “Air Albania”.

Për këtë ka reaguart nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nunez, ndërsa nuk e ka fshehur gëzimin që ndjen që do jetë pjesë e këtij dueli, ndërsa thekson gjithashtu se të gjykojë ndeshje të këtij niveli është një ëndërr e realuzuar jo vetëm për të por për të gjithë futbollin kosovarë

"Të nderuar miq. Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.

Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij niveli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje. Na priftë e mbara”, ka shkruar Nuza.

[caption id="attachment_667440" align="alignnone" width="212"] Genc Nuza, postim ne Facebook[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga