Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Do bëhet vendimtar”, trajneri belg paralajmëron: Origi te Milan do jetë si Lukaku te Inter

Shkruar nga NEWSPORT
“Do bëhet vendimtar”, trajneri belg paralajmëron: Origi te

Divock Origi do jetë lojtar i Milanit sezonin e ardhshëm. Sulmuesi është afruar me parametra zero, pas përfundimit të aventurës me Liverpool. Kuqezinjtë presin shumë prej tij, pse jo për të tentuar mbrojtjen e titullit kampion.

Trajneri belg Vital Borkeman duke folur për Gianluca Di Marzion tha se Divock Origi do i impresionojë tifozët e Milanit. Më tej ai e krahasoi atë me figurën e Lukakut te Inter, ndërsa pret që të dy lojtarët e afruar nga Premier League të kenë sukses.

“Ai nuk ndjen presion, nuk ka frikë nga asgjë. Është gati të veshë një fanellë prestigjioze si ajo e Milanit. Në sulm mund të luajë kudo. Në dy vitet e fundit nuk e kemi parë Origin e vërtetë, për shkak të lëndimeve.

Por te Milan ai mund të bëhet sërish vendimtar. Lukaku dhe Origi do të bëjnë mirë në Serinë A, do ta shihni. Potencialisht ata janë të dy sulmues që shënojnë të paktën 20 gola. Jam shumë i lumtur për kthimin e Romelu dhe mund t'ju them se Origi me kosto zero është një goditje e vërtetë. Në derbi do të jetë emocionuese t'i shohim ata të përballen”, u shpreh Borkeman.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga