
Arapi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Kukësit. Mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit bëri një paraqitje pozitive duke shënuar edhe golin e fitores për Teutën. Një 3 pikësh që i dha vendin e dytë Teutës duke kaluar pikërisht Kukësin. I ftuar në emisionin ''Fair Play" Arapi u shpreh se objektivi i Teutës vazhdon të jetë Europa. Gjitashtu mbrojtësi durrsak theksoi se Partizani është në vendin e parë me meritë, por ka probleme me skuadrat që mbrohen.
"Të them të drejtën nuk është se na ka prishur shumë punë, pasi objektivi i Teutës janë Kupat e Europës. Fitorja e Lacit i afroi me ne, ndërsa ne kemi kohë për të ngushtuar distancat me kreun. Duke parë edhe objektivat, edhe po të kishte fituar Partizani do të ishte mirë për ne. E mira dhe e keqja është se kanë mbetur edhe 42 pikë. Nuk duhet të gabojmë ne dhe duhet të gabojë Partizani. Është disi e vështirë.
"Partizani është me meritë aty ku është. Kanë një ekip të mirë. Kanë ruajtur pjesën më të madhe të klubit. Unë mendoj se Partizani e ka vështirësinë me skuadrat që dinë të mbrohen, pasi me 3 futbollistët që ka para ata mundohen të bëjnë diferencën. Problemi më i madh i Partizanit është se mënyra se si do i menaxhojë këto ndeshjet e mbetura, pasi duke kaluar ndeshjet dhe duke u shtuar presioni. Shtatë pikë janë shumë, por janë dhe pak. Duhet të fitojmë ne por duhet të gabojnë edhe ata."u shpreh Arapi.