Rraman Hallaçi është bërë nostalgjik për vitet kur ishte lojtar me skuadrën e Kukësit. Ish mbrojtësi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me fanelën verilindore.
Tashmë në rolin e trajnerit të Kukësit, Hallaçi shkruante në diçiturë: “Viti i parë në elitën e futbollit shqiptar 2012. Stadiumi Qemal Stafa”.
Kujtojmë që skuadra kuksiane po kalon momente të vështira për shkak të skandalit seksual të presidentit të nderit, Safet Gjici. Ende s’është bërë asnjë afrim në ekipin e Kukësit dhe interesi është i madh për të mësuar se çdo të ndodhë.
[caption id="attachment_697892" align="alignnone" width="444"] Postimi i Rraman Hallacit[/caption]
Poll