
Armando Duka ka qenë i pranishëm në Vlorë, në ditën speciale të Sokol Kushtës. Ish lojtarit të njohur të kombëtares shqiptare dhe të Flamurtarit, i është dorëzuar titulli “Qytetar Nderi i Vlorës”. Është vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit që përmes një postimi në rrjetet sociale shkruante: “Me miq të mirë dhe legjenda të sportit shqiptar në ditën speciale të Sokol Kushtës! Kënaqësi e veçantë të isha sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit "Qytetar Nderi i Vlorës" për futbollistin e madh dhe qytetarin model Kol Kushta. Shoqëria shqiptare i detyrohet shumë figurave të tilla të mëdha, të cilët me klasin e tyre brenda dhe jashtë fushës së lojës, e kanë shkruar me gërma të arta emrin e tyre në historinë e futbollit shqiptar”.