Tirana tashmë ka siguruar ngjitjen në Superligë pas një sezoni të vështirë në Kategorinë e Parë. Në kampin bardheblu tashmë kanë nisur të bëhen të tjera llogari, që kanë të bëjnë me afrime lojtarësh të rinj, largime pse dhe dhe rinovime për sezonin e ri.
Një tjetër çështje e mbetur peng është e ardhmja e trajnerit Ze Maria. Edhe pse është folur prej ditësh për një takim me trajneri dhe drejtuesve të klubit, ende nuk ka ndodhur gjë. Sot, do të jetë dita e së vërtetës.
Për të vendosur pikat mbi "i" është caktuar që sot të zhvillohet një takim mes Ze Marias dhe presidentit Refik Halili. Të gjithë besojnë se gjithçka do shkojë mirë, nuk dihet ende nëse Halili do pranojë kushtet e reja të teknikut që shpëtoi Tiranën këtë sezon. Mbasdite e sotme do të merret vendimi përfundimtar për të vazhduar më pas me pjesën tjetër të planeve për sezonin e ri të Tiranës në Superligë.