
Lionel Messi arriti të fitonte për herë të 8-të “Topin e Artë”, por diçka e tillë ka krijuar shumë diskutime në botën e sportit. Të shumtë janë atë që mendojnë se këtë vit nuk e meritonte Messi, por Haaland, pavarësisht se “Pleshti” ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën.
Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i “Albiçelestëve”, Lionel Scaloni, i cili shkurtimisht do të thekonte se nuk i kupton pse diskutojnë ende diçka të tillë. Sipas tij duan të krijojnë debate.
“Nuk i kuptoj ata që debatojnë për Topin e Artë të Leos. E imagjinoj sepse duan të gjenerojnë një debat, por nuk besoj se ka mbetur më një debat”, përfundoi Scaloni.
Poll