Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Disa Kombëtare si Shqipëria e Kosova s’kanë lidhje me Europianin”, habit ish-sulmuesi i Francës

Shkruar nga NEWSPORT
“Disa Kombëtare si Shqipëria e Kosova s’kanë lidhje

Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka lëshuar një deklaratë tepër kritike në emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC. Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit.

“Janë disa Kombëtare që nuk kanë lidhje me Europianin si Estonia, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistan, Moldavia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malta, Kosova, Andorra, Armenia”, tha Dugarry.

Dugarry në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Milan, Barcelona, Marseille, Bordeaux e Birmingham, ndërsa me ‘Gjelat’ ka luajtur 55 ndeshje duke shënuar 8 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga