
Lorenco Vila do të jetë në dispozicion të Dritan Mehmetit përballë Skënderbeut. Ndeshja do të luhet të mërkurën, më 21 shkurt në stadiumin e Skënderbeut.
Sulmuesi i blerë nga Dinamo në verë, ka shlyer dënimin e kartonit të kuq që mori ndaj Partizanit. Kujtojmë se ishte heroi i asaj sfide në stadiumin “Niko Dovana”, që u fitua 2 me 1. Vila shënoi pikërisht golin e përmbysjes.
Me një fitore, Dinamo do të parakalonte Tiranën në renditje, duke u futur në zonën e “final four”. Kujtojmë se ndeshja me korçarët është e vlefshme për javën e 20-të dhe vjen si sfidë e prapambetur.
Poll