Dimitar Berbatov është një nga sulmuesit më profilikë që kanë qarkulluar në 15 vitet e fundit në futbollin eruopian. I njohur për aftësinë "vrasëse" përpara portës por edhe për një dembelizëm të pashoq në fushën e lojës ku shpesh herë akuzohej nga trajnerët për mosimpenjim.
Por klasi i bullgarit ishte i padiskutueshëm. Gjatë karrierës së tij ai shkëlqeu me klube si Bayer Leverkusen, Totthenham, Manchester United, Fulham apo edhe Monaco. Fitoi gjithçka, nga kupat, kampionatet e deri te Champions League.
Por sot në moshën 36 vjeçare Berbatov nuk kërkon të ndalet. Tashmë ai aktivizohet në Indi me ekipin e Kerala Blasters. Epo futbolli është një lojë e thjeshtë ashtu siç thotë edhe vetë Dimitar Berbatov.